AKTUALITETSTAR CHANNELVIDEO

Rrëfimi i fermerit në Libofshë: Cilësia e grurit të fshatrave të Myzeqesë më i mirë se ai i huaj

Ndërsa stina e korrjes së grurit po afron, fermerët në fushat e njësisë administrative Libofshë, në zemër të Myzeqesë, ngrenë alarmin për përballjen e vështirë me grurin e importuar.

Reklama në FieriWeb

Fermeri Xhorxhi Nako, një prej zërave më aktivë të bujqësisë në zonë, shprehet se prodhimi vendas, megjithëse me cilësi të lartë, po has pengesa serioze në treg për shkak të sasisë së madhe të grurit që vjen nga jashtë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Gruri ynë është më cilësor dhe i freskët, por na mbetet stok sepse tregu është i mbushur me grurë importi, shpesh edhe me çmim më të ulët. Kjo na penalizon rëndë,” tha Nako për kamerën e “Veriu Jug”.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Fermerët e Libofshës dhe zonave përreth kërkojnë ndërhyrje nga institucionet për të mbrojtur prodhimin vendas dhe për të siguruar një treg të drejtë për bujqësinë shqiptare. Sipas tyre, pa mbështetje konkrete, rrezikohet jo vetëm ekonomia e fermerëve, por edhe vetë siguria ushqimore e vendit.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button