AKTUALITETMOTISTAR CHANNELTË NDRYSHME

Mos harroni çadrat me vete sot/ Mot i paqëndrueshëm, reshje shiu në disa zona

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Reklama në FieriWeb

Sipas SHMU, orët e para të mëngjesit do të karakterizohen nga vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa gjatë paradites dhe orëve të mesditës parashikohet mot me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Reshje të herëpashershme me intensitet të ulët do të jenë të pranishme që prej mëngjesit, duke përfshirë një pjesë të madhe të territorit.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Në zonën veriperëndimore dhe përgjatë ultësirës perëndimore priten periudha të shkurtra reshjesh në formën e shtrëngatave.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reshjet do të vazhdojnë të jenë të pranishme me intensitet të ulët edhe në zonat malore deri në orët e vona të pasdites.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Pas kësaj periudhe, pritet përmirësim i kushteve atmosferike, me mot kryesisht të kthjellët në shumicën e territorit.

Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndimor – juglindor me një shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare mund të arrijë deri në 16 m/s.

Deti parashikohet me valëzim të forcës 2 deri 4 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button