Operacioni “Ura”/SPAK dhe Antimafia zbulojnë emrat e 29 të ndaluarve, 12 në pranga, pjesa tjetër në kërkim

SPAK, në bashkëpunim me autoritetet italiane të Antimafias, ka zbuluar emrat e 29 personave të përfshirë në një operacion të gjerë të koduar “Ura”. Sipas burimeve të sigurta, kërkesa për masat e sigurisë është dërguar në Gjykatë më 19 mars, ndërsa miratimi i tyre është dhënë më 30 prill, vetëm dy javë para zgjedhjeve vendore.
Nga të 29 personat nën masë sigurie, 12 janë arrestuar, ndërsa pjesa tjetër ndodhet në kërkim nga policia.
Emrat e personave të ndaluar dhe në kërkim në kuadër të operacionit “Ura” janë:
- Elvis Doci
- Indrit Tafili
- Orget Shqevi
- Artan Sulejmani
- Orges Molla
- Sueld Elezi
- Ekil Nderjaku
- Hasan Nderjaku
- Altin Morina
- Armand Tragaj
- Rando Aliu
- Musa Korca
- Alfred Hysa
- Altin Pjetri
- Ligor Çombashi
- Edmond Çupi
- Naim Behluli
- Edison Cukaj
- Serxhio Shkodra
- Bexhed Mema
- Emri Hysenaj
- Artuar Shkoza
- Sokol Istrefi
- Ervin Zeqiri
- Gezim Thartori
- Ledio Bardhi
- Juxhin Drazhi
- Erind Lasku
Operacioni “Ura” konsiderohet një prej goditjeve më të koordinuara të muajve të fundit kundër grupeve të strukturuara kriminale me lidhje ndërkombëtare.
Autoritetet shqiptare dhe italiane po vijojnë hetimet për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarve të tjerë që janë ende në arrati.