AKTUALITETSTAR CHANNEL

Shtëpi bari në Australi? Reagon aktori Elvis Pupa: Prej një muaji jam në Tiranë, Belina…

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa ka reaguar pasi mediat e Australisë, raportuan se ai dhe bashkëshortja e tij, Belina Pupa, kishin ngritur një shtëpi bari.

Reklama në FieriWeb

Reagimi i plotë:

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Të dashur miq, ridjekës dhe bashkëpunëtorë,
Jam i detyruar të reagoj pas disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse që po qarkullojnë në media, sipas të cilave unë gjoja “jam arratisur” dhe “ndodhem në kërkim”. Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Europë.
Çdo përpjekje për ta paraqitur këtë situatë ndryshe është një manipulim i pastër i informacionit, një keqinterpretim i qëllimshëm që synon të bëjë lajm aty ku nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.
Sa i përket bashkëshortes sime, Belina, ajo vazhdon aktivitetin e saj profesional dhe është plotësisht e lirë. E gjithë situata që po trajtohet aktualisht është pjesë e një procesi ligjor që është ende në zhvillim, dhe siç është shprehur edhe ajo vetë, i takon drejtësisë të flasë e fundit
Fatkeqësisht, kemi parë një keqpërdorim të rëndë të lajmit, me qëllim sensacionalizmi dhe klikimesh, ku deformimi ka marrë vendin e të vërtetës. Jetët tona janë publike, por kjo nuk i jep askujt të drejtën të abuzojë me dinjitetin e njerëzve.
Jeta vazhdon normalisht, me punën dhe përgjegjësitë tona të përditshme. Ne do të përballojmë çdo situatë me qetësi, transparencë dhe respekt për të vërtetën.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen që shumë prej jush na kanë treguar.
Me respekt,
Elvis Pupa

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button