KRONIKËSTAR CHANNEL
Automjet përfshihet nga flakët në aksin Fier–Lushnje, dyshohet defekt në motor

Një automjet tip “Land Rover” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në aksin nacional Fier–Lushnje, në vendin e quajtur “Vajkan”. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer kanë mundur të dalin në kohë, pa pësuar lëndime.
Mjeti është shkrumbuar pothuajse totalisht, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Po ashtu, në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në motor.