AKTUALITETSTAR CHANNEL

Shqipëria hyn në hartën europiane të identifikimit të kafshëve

Shqipëria hyn në hartën europiane të identifikimit të kafshëve – UEVP përshëndet marrëveshjen AKVMB–UPMVSH

Reklama në FieriWeb

Një zhvillim historik për Shqipërinë është përshëndetur zyrtarisht nga një prej organizatave më të fuqishme të mjekëve veterinarë në Europë. UEVP – Unioni Europian i Veterinerëve të Praktikës, me seli në Bruksel, ka vlerësuar si një hap madhor dhe strategjik marrëveshjen mes Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë, për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve të shoqërimit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Në një publikim të datës 23 maj 2025, UEVP shkruan se kjo marrëveshje vendos Shqipërinë në rrugën e duhur drejt përafrimit me standardet europiane, duke krijuar një sistem të gjurmueshëm, të sigurt dhe të mbështetur ligjërisht për mikroçipimin dhe pasaportimin e qenve dhe maceve.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Vetëm veterinerë të licencuar do të kenë të drejtën të çipojnë dhe pasaportojnë

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Marrëveshja e firmosur më 30 prill 2025 nga presidenti i UPMVSH, Dr. Ervin Resuli, dhe drejtori i përgjithshëm i AKVMB, z. Sulejman Kulolli, parashikon që vetëm profesionistë të licencuar nga Urdhri do të kenë të drejtën ligjore të ushtrojnë këtë shërbim.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Ky sistem jo vetëm që garanton mirëqenie për kafshët, por mbron edhe shëndetin publik, duke ndihmuar në kontrollin e sëmundjeve të rrezikshme zoonotike si:
tërbimi, lehismaniaza, echinokokoza dhe toksoplasmoza.

Për UEVP-në, kjo marrëveshje është një shembull konkret i funksionimit të modelit europian në Shqipëri, ku Urdhri i Veterinerëve luan rolin e vet rregullator dhe garantues të standardeve të profesionit.

Ky është një zhvillim që ndodh vetëm pak muaj pas pranimit të UPMVSH si anëtare me të drejta të plota në UEVP, duke i dhënë Shqipërisë një zë të respektuar në tryezat europiane të vendimmarrjes veterinare.

“Shqipëria nuk është më jashtë sistemit, por pjesë aktive e tij. Marrëveshja AKVMB–UPMVSH është një model për të gjithë rajonin”, – thekson publikimi i UEVP.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button