KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO

Fier – Kapet në tentativë për t’u larguar në Greqi autori i dytë i plagosjes në Shtyllas

Pas disa orësh kërkimesh intensive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e autorit të dytë të ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë në fshatin Shtyllas, ku një baba dhe i biri tentuan të vrisnin shtetasin Llesh Marku

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, policia është vënë në ndjekje të shtetasit Ndue Paluca, 40 vjeç, i cili po tentonte të largohej drejt Sarandës me qëllim kapërcimin e kufirit në drejtim të Greqisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, forcat operacionale të Komisariatit Fier bënë të mundur kapjen e tij në momentin që po hipte në autobusin e linjës për Konispol.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Pas ndalimit, ndaj shtetasit Ndue Paluca u mor masa e arrestit për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Related Articles

Back to top button