KRONIKËSTAR CHANNEL

2 atentate në 2 vite, kush është 36-vjeçari që i shpëtoi sërish plumbave në Durrës

Të shtëna me armë zjarri tronditën mbrëmjen e sotme zonën e Fllakës në Durrës. Një 36-vjeçar, i cili rezulton të jetë i njëjti person që i mbijetoi një atentati edhe dy vite më parë, ka mbetur i plagosur. Arbi Gorgea është qëlluar nga një automjet në lëvizje dhe ka marrë një plumb në krah.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ngjarja ndodhi pranë një shkolle, në kufirin midis Shënavlashit dhe Fllakës. Autorët, ende të paidentifikuar, kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje, tip Ford, duke e qëlluar me pistoletë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Pavarësisht plagës, Gorgea ka mundur të mbërrijë vetë në Komisariatin e Policisë, ku ka kërkuar ndihmë për të shkuar në spital. Aktualisht ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Ngjarja ngre pikëpyetje të forta, pasi 36-vjeçari ishte plagosur edhe në një tjetër atentat të ndodhur më parë. Dyshimet e para çojnë drejt një përplasjeje të vazhdueshme mes palëve.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe në spital, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar autorët dhe motivin e sulmit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button