KRONIKËSTAR CHANNEL

Qafë Botë – Arrestohet 31-vjeçari i huaj që ndihmonte emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit drejt Greqisë

Policia Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX, ka goditur një rast të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Si rezultat i kontrolleve të shtuara në zonën e gjelbër kufitare, është arrestuar në flagrancë një shtetas i huaj 31-vjeçar.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u bë mbrëmjen e djeshme në zonën e Kataetos, ku shërbimet e Policisë konstatuan një shtetas të huaj që po shoqëronte një grup prej 7 emigrantësh të paligjshëm, me qëllim kalimin e tyre në mënyrë të jashtëligjshme në territorin grek.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Shtetasi i arrestuar është identifikuar si F. K., 31 vjeç, banues në Mbretërinë e Bashkuar. Hetimet paraprake tregojnë se ai kishte marrë pagesë për të shoqëruar grupin drejt kufirit me Greqinë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Policia Kufitare dhe strukturat e FRONTEX vijojnë operacionet intensive për të parandaluar dhe goditur rastet e trafikut të paligjshëm të emigrantëve, duke garantuar sigurinë në kufijtë shtetërorë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button