KRONIKËSTAR CHANNEL

Klos, Dibër – Arrestohet 36-vjeçari kosovar, tentonte të shiste kok*inë në qytet

Klos – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Pritja”, për goditjen e një rasti të tentativës për shitje të drogave të forta në qytetin e Klosit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin pas sigurimit të informacioneve për një tentativë shitjeje të lëndës narkotike kokainë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në kuadër të operacionit, në rrugën e Arbërit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin L. H., 36 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Tiranë, i cili dyshohet se po priste për t’i shitur një shtetasi një pako me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin lëvizte, Policia gjeti dhe sekuestroi një pako me kokainë, e cila u administrua në cilësinë e provës materiale.

Reklama në FieriWeb

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personit që do të blinte lëndën narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Related Articles

Back to top button