KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në Burrel, katër të plagosur – dy në gjendje të rëndë dërgohen në Tiranë

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Burrelit, ku si pasojë janë plagosur katër persona. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Policia e Matit ka dhënë detaje mbi aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në Burrel, ku dy automjete u përplasën “kokë më kokë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas policisë, të plagosur mbetën dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Njoftim i Policisë Mat:

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Rreth orës 19.10, në vendin e quajtur “Ish Agjensia”, në Burrel, shtetasi A.L., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin L.K., 36 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button