KRONIKËSTAR CHANNEL

Ngjarje e rëndë në Sarandë, një i plagosur pas një konflikti në rrugën “Mitat Hoxha”

Sarandë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Mitat Hoxha”, në zonën e njohur si “Ekualipsi”, ku si pasojë e një konflikti mes dy personave, një shtetas ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Sarandës.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa gjatë incidentit, një prej automjeteve të përfshira ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tjetër mjet që ndodhej i ndaluar në rrugë. Përplasja ka shkaktuar panik mes kalimtarëve, pasi zona është e njohur për frekuentim të lartë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprimet e para hetimore. Deri në këto momente, nuk janë bërë publike identitetet e personave të përfshirë dhe as shkaku i saktë i konfliktit.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button