KRONIKËSTAR CHANNEL

Policia e Fierit arreston disa shtetas dhe procedon penalisht të tjerë për vepra të ndryshme penale

Fier, 7 Qershor 2025 – Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka raportuar disa raste të ndodhura në qytete të ndryshme të qarkut, ku janë evidentuar vepra penale që lidhen me aksidente rrugore, dhunë në familje, vjedhje dhe shkelje të masave të sigurisë.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Aksident në Strum, drejtuesi i dehur përplaset me mjet bujqësor

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Në fshatin Strum u arrestua në flagrancë 28-vjeçari M. S., banues në Berat, pasi në gjendje të dehur përplasi automjetin e tij me një mjet bujqësor, duke shkaktuar dëmtime tek një pasagjere 63-vjeçare, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Lushnjë, shkelje e masës “arrest në shtëpi” dhe konflikt pronësie

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Në qytetin e Lushnjës, u arrestua shtetasi K. M., 66 vjeç, pasi u kap jashtë banese, ndonëse ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit Y. S., 60 vjeç, dhe A. S., 56 vjeç, pas një konflikti për motive pronësie me një 63-vjeçar.

Vjedhje dhe dhunë në Fier, dy shtetas në kërkim

Në Fier, u arrestua E. Sh., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se vodhi një biçikletë në pronësi të një 24-vjeçari.

Ndërkohë, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin P. H., 54 vjeç, nga Frakull e Madhe, i cili dyshohet se ka djegur qëllimisht një kavaletë me bar.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin G. L., 33 vjeç, që dyshohet se ka goditur me grushte një 30-vjeçar, si dhe shtetasin E. H., 32 vjeç, i dyshuar për ushtrim dhune ndaj bashkëjetueses së tij.

Dhunë ndaj fëmijës në Divjakë

Në Divjakë, u procedua penalisht shtetasi M. T., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij 9-vjeçar.

Kanosje në rrjetet sociale në Fier

Një 29-vjeçare nga Fier, me inicialet A. P., u procedua penalisht pasi dyshohet se ka kanosur përmes rrjeteve sociale një shtetas 30 vjeç.

Dëmtim i fasadës së një lokali në Patos

Në Stacionin e Policisë Patos është paraqitur shtetasi H. G., 34 vjeç, banues në lagjen “Grizë”, i cili ka denoncuar dëmtimin e fasadës së lokalit të tij gjatë natës, ndërsa ambienti ka qenë i mbyllur. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button