Zjarri në fushën e mbetjeve/ Nisin hetimet ndaj drejtorit të pastrimit dhe 4 të tjerëve në bashkinë Vlorë

VLORË- Pesë persona janë proceduar penalisht lidhur me zjarrin masiv që përfshiu një ditë më parë fushën e mbetjeve në Vlorë.
Sipas policisë janë referuar materiale në Prokurori për Francesko Tozajn me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë; Alpin Skëndaj, përgjegjës i Bordit të Kullimit; Luan Dalipaj, Endrit Delaj dhe Daniel Islamaj, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit.
NJOFTIMI I POLICISË:
U referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. T., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë, A. S., 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë, L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë, pasi më datë 07.06.2025, rreth orës 12:18, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, si pasojë e temperaturave të larta, ka rënë zjarr në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe shtetasit e sipërpërmendur kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit.