KRONIKËSTAR CHANNEL

Hodhën sende në fushë gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, arrestohen dy persona, procedohen 12 të tjerë

Dy persona  të identifikuar si  Dardan Ibrahimaj  dhe Jakup Lleshi  janë arrestuar dhe 12 të tjerë janë proceduar nga Policia e Tiranës pasi gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, ditën e djeshme në stadiumin “Arena Kombëtare” kanë hedhur sende të forta në fushë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Bëhet me dije se është arrestuar edhe Bledian Çeço  pasi është konstatuar duke marrë para nga 2 shtetas të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Dy shtetasit kosovarë u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Njoftimi i Policisë:

Reklama në FieriWeb

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit D. I., 31 vjeç, dhe J. Ll., 29 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë, për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis “Shqipërisë dhe Serbisë”, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, është arrestuar shtetasi B. Ç., 45 vjeç (punonjës i SHRSF), pasi është konstatuar duke marrë para nga 2 shtetas të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre. Dy shtetasit kosovarë u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button