KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Arrestime dhe procedime penale për dhunë në familje, konflikt pronësie dhe shkelje të qarkullimit rrugor

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka njoftuar se si rezultat i veprimeve të fundit të strukturave të saj, janë kryer arrestime dhe janë nisur procedime penale ndaj disa shtetasve, për vepra të ndryshme penale:

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”
  • Në Fier, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. Sh., 31 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
  • Në Ardenicë (Lushnjë), janë proceduar penalisht shtetasit Xh. Z., 75 vjeç dhe F. B., 46 vjeç, të dy banues në fshatin Ardenicë. Konflikti mes tyre ka ardhur për motive pronësie. Dyshohet se Xh. Z. ka goditur me sende të forta nënën e F. B.-së, ndërsa ky i fundit më pas ka reaguar duke e goditur me grushte shtetasin Xh. Z.
  • Ndërkohë, Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin A. H., 28 vjeç, dhe një të mitur 16-vjeçar, pasi janë kapur duke drejtuar motomjete pa leje drejtimi.

Të gjitha materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button