KRONIKËSTAR CHANNEL

VLORË – Policia Kufitare shpëton 8 persona të bllokuar në det në dy raste të ndryshme në Vlorë dhe Dhërmi

Policia Kufitare e Vlorës ka ndërhyrë në kohë duke shpëtuar 8 shtetas që kishin mbetur në det si pasojë e defekteve në mjetet e tyre lundruese, në dy ngjarje të ndodhura në zonën e Shën Janit dhe në Porto Palermo, Dhërmi.

Në rastin e parë, pas njoftimit të marrë nga SPK Triport se një gomone me 4 shtetas në bord kishte pësuar defekt rreth 1 milje larg zonës së Shën Janit, u organizua menjëherë ndërhyrja nga patrulla detare. Policia Kufitare bëri të mundur shoqërimin e sigurt të mjetit lundrues dhe shtetasve drejt bregut. Personat ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - “”

Rasti i dytë ndodhi në Porto Palermo, ku 4 shtetas që po lundronin me kanoe u bllokuan në det dhe kërkuan ndihmë. Pas marrjes së njoftimit, mjeti lundrues i Policisë Kufitare të SPK Dhërmi ndërhyri menjëherë dhe shoqëroi në breg shtetasit në nevojë, të cilët gjithashtu ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare e Vlorës vijon të qëndrojë në gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë në hapësirat detare dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në çdo situatë emergjente.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button