AKTUALITETSTAR CHANNEL

Plani kundër zjarreve, rritet me 20% numri i efektivëve, shërbimi zjarrfikës kalon në gatishmëri

Vera konsiderohet si stina e zjarreve, ku hapësirat me risk të lartë janë masivet pyjore, të cilat jo rrallë herë përfshihen nga zjarre të fuqishme që marrin përmasa të mëdha dhe vijojnë për ditë të tëra.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Vetëm vitin e kaluar, shërbimi zjarrfikës në Shqipëri ka ndërhyrë në 3,120 raste zjarresh në zona me pyje, kullota apo shkurre. Për të parandaluar dhe përballuar këto situata, prej datës 15 qershor, shërbimi zjarrfikës kalon në gatishmëri të përforcuar në të gjithë vendin.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Përveç shërbimit zjarrfikës 24/7 kemi rritur me 20% numrin e efektivi. Çdo ditë një grup i gatshëm do t’i vijë në ndihmë grupeve që janë 24 orësh duke i caktuar në pika kyçe. Në Tiranë janë në Dajt, në Pezë, në Krabë”, u shpreh Arben Cara, Drejtor i përgjithshëm i MZSH( Drejtoria e Përgjithshme e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi).

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Në qytetet e mëdha e turistike kanë ngritur nga një stacion provizor që të jenë afër vendit të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Për të parandaluar përhapjen e zjarreve masive, përveç përmirësimit të logjistikës dhe infrastrukturës, shërbimi zjarrfikës po bashkëpunon me 62 bashkitë e vendit për hapjen e rrugëve provizore dhe korridoreve mbrojtëse që ndihmojnë në ndërprerjen e flakëve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

“Në masive pyjore kemi vështirësi të ndërhyjmë se nuk kanë rrugë të duhura. Kemi kërkuar hapje të korridoreve që zjarret të ndërpriten dhe të hyjmë me automjete. Ka një përpjekje por terrenet janë të vështira dhe investimet që duhen bërë kërkojnë shuma të konsiderueshme”, tha Cara.

Por në luftë me zjarret në këtë stinë përvëluese zjarrfikësit nuk mund të jenë vetëm.

“Ftojmë qytetarët jo vetëm të na njoftojnë kur bie zjarr në numrat e urgjencës por edhe të na bashkohen vullnetarisht në fikjen e zjarrit pasi një reagim i hershem në kohën dhe në momentin e duhur minimizon dëmet”, përfundoi drejtori i përgjithshëm i MZSH.

Zjarret nuk falin. Ato shkatërrojnë në pak orë atë që natyra ka ndërtuar për dekada. Prandaj, të gjithë kemi një rol: të jemi të kujdesshëm, të mos ndezim flakë të pamenduara dhe të njoftojmë menjëherë për çdo zjarr.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button