KRONIKËSTAR CHANNEL

Tragjedi në Australi: Humb jetën 28-vjeçari shqiptar Mario Bacaj, ish-futbollist dhe baba i një djali

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Australi. Mario Bacaj, 28 vjeç, me origjinë shqiptare, ka ndërruar jetë pas një incidenti tragjik të ndodhur të dielën në Adelaide.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Sipas raportimeve zyrtare, i riu është hedhur nga një ndërtesë pranë Bar & Restorantit 2KW, që ndodhet në katin e tetë të një ndërtese në qendrën tregtare të qytetit. Shërbimet e emergjencës reaguan menjëherë, duke dërguar në vendngjarje katër njësi zjarrfikësesh, dy ambulanca dhe tre automjete të policisë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Policia e shtetit të Australisë Jugore ka njoftuar se po trajton ngjarjen si një incident të lidhur me shëndetin mendor, për shkak të dyshimeve për depresion, ndërkohë që hetimet janë ende në vijim për të zbardhur plotësisht rrethanat.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Mario Bacaj ishte baba i një djali të vogël dhe një emër i njohur në futbollin amator lokal, si ish-lojtar i ekipit “West Adelaide Raptors Soccer”. Klubi ka reaguar përmes një mesazhi të ndjerë në rrjetet sociale:

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

“Klubi është i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit tonë, Mario Bacaj. Mario ishte më shumë se një lojtar i shkëlqyer, ai ishte një mik që u desh dhe u respektua nga të gjithë në klub. Dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për Kristjianin dhe gjithë familjen në këtë kohë shumë të vështirë. Do të mbetesh gjithmonë në mendjet tona, shoku. U prehsh në paqe.”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Në vendin e ngjarjes, miq dhe kolegë kanë vendosur buqeta me lule dhe mesazhe prekëse në nder të Marios, duke kujtuar me dhimbje njeriun e dashur që humbën.

Ngjarja ka sjellë edhe një herë në vëmendje rëndësinë e ndërgjegjësimit për shëndetin mendor dhe nevojën për mbështetje ndaj të rinjve që përballen me sfida emocionale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button