AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fier – Shtyhet seanca për kërkesën e lirimit me kusht të Ervin Salianjit, avokati: Në të drejtën e tij për të fituar lirinë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është drejtuar Gjykatës së Fierit me një kërkesë për lirim me kusht, pasi ka përmbushur 2/3 e dënimit me burgim. Seanca gjyqësore, e caktuar për sot në orën 13:00, është shtyrë për disa ditë, pasi IEVP Fier nuk ka dorëzuar raportin e vlerësimit të nevojshëm për shqyrtimin e kërkesës.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Salianji, i cili ndodhet në burgun e Fierit që prej 27 shtatorit 2024, nuk ishte i pranishëm në sallë, por u përfaqësua nga avokati i tij, Ledio Braho. Pas përfundimit të seancës, avokati Braho deklaroi për mediat se shtyrja ndodhi për arsye procedurale dhe shtoi: “Besoj se do të ketë dy seanca deri në marrjen e një vendimi. Z. Salianji është në të drejtën e tij për të kërkuar lirinë, edhe pse nuk bëjmë dot orakullin për proceset gjyqësore në Shqipëri.”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Procesi u drejtua nga gjyqtari Noel Veizaj, ndërsa përfaqësues i akuzës ishte prokurori Genci Manaj.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg për akuzën e “kallëzimit të rremë” në lidhje me çështjen e njohur si “Babale”, pas publikimit të një audio-përgjimi ku implikohej vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Vendimi u la në fuqi nga Gjykata e Apelit dhe më pas u konfirmua edhe nga Gjykata e Lartë. Vetë Salianji dhe Partia Demokratike e kanë konsideruar dënimin si një vendim politik të diktuar nga mazhoranca. Ai ka paralajmëruar se çështjen do ta ndjekë edhe në Gjykatën e Strasburgut.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Kjo është një nga disa përpjekjet e Salianjit për të fituar lirinë me kusht, ndërkohë që mbetet për t’u parë vendimi final i Gjykatës së Fierit në ditët në vijim.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button