KRONIKËSTAR CHANNEL

Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët, njëri pre tyre i mitur

Vranë shtetasin Grei Bihuci pas konfliktit të nisur në rrjetet sociale, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq për ‘Vrasje me paramendim’ dy shtetas, një prej të cilëve i mitur

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Prokuroria pranë Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit Florjan Muka dhe Klajdi Muka për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’, të parashikuara nga nenet 78/1 e 25 dhe 279/2 të Kodit Penal.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr. 382 të vitit 2025, rezultoi e provuar se, në datën 11.03.2024, rreth orës 11:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit” të qytetit të Fierit, gjatë një takimi për t’u sqaruar lidhur me një konflikt të ndodhur ditë më parë dhe të publikuar në rrjetet sociale, të pandehurit F.M. dhe K.M., të cilët kanë pasur me vete armë të ftohta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur viktimën G.B., duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi Deklarimin fajtor të të pandehurit F.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 78/1 e 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 25 vjet burgim. Si dhe deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 78/1 e 25 dhe 51 të Kodit Penal dhe 97/2 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, dënimin e tij me 12 vjet dhe 6 muaj burgim.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit. 


Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button