EKONOMISTAR CHANNEL

Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

Shqipëria renditet në vend të parë sa i takon qëndrueshmërisë në sektorin energjetik. World Economic Forum, ka publikuar renditjen e shteteve duke ju referuar tre shtyllave, të cilat vlerësohen si më të rëndësishmet sa i takon zhvillimit energjetik.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në kolonën e qëndrueshmërisë, vendi ynë renditet në vend të parë duke lënë pas vende të njohura europiane, si Franca apo Suedia.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilëson këtë vlerësim si fryt të punës dhe vizionit të Qeverisë Shqiptare dhe Kryeministrit Rama, në rrugën drejt objektivit për të qenë një pol energjetik rajonal dhe vend eksportues neto i energjisë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Të tilla vlerësime, shkruan Balluku në postimin e saj, na motivojnë për të vazhduar angazhimin drejt projekteve të reja në këtë sektor.

Reklama në FieriWeb

Postimi 
Një nga forumet më prestigjioze ekonomike, World Economic Forum, ka shpallur renditjen e shteteve përsa i përket tre komponentëve, që konsiderohen shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit energjetik të vendeve.

World Economic Forum ka shpallur në vend të parë Shqipërinë????????, në kolonën e qëndrueshmërisë, duke lënë pas vende të zhvilluara në energji prej dekadash, s#Suedia, #Zvicra apo #Franca.

Krenari të shikojmë frytet e punës të skuadrës tonë, të vlerësohen ndërkombëtarisht. Krenar për qeverinë shqiptare dhe vizionin e Kryeministrit @ediramaal , për ta bërë vendin tonë një pol energjetik rajonal dhe eksportues neto.

Vlerësime të tilla na motivojnë për të vazhduar angazhimin drejt projekteve të reja në një sektor si energjia⚡️, ku sfida më e madhe sot është, të kthesh rreziqet gjeopolitike, në oportunitete strategjike.

Related Articles

Back to top button