AKTUALITETSTAR CHANNEL
Fier – Kryebashkiaku Subashi zhvillon takim me Ambasadorin e Azerbajxhanit, Anar Huseynov

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, ka pritur në një takim miqësor Ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, z. Anar Huseynov.
Gjatë bisedës u diskutua për mundësi bashkëpunimi në fusha strategjike si energjetika, bujqësia, turizmi dhe tregtia. Kryebashkiaku Subashi prezantoi potencialet që ofron qyteti i Fierit në këto sektorë, ndërsa u ndanë ide konkrete për zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt nxitjes së investimeve dhe lidhjeve ekonomike midis Fierit dhe Azerbajxhanit.








