KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Arrestime dhe procedime penale për vepra të ndryshme penale në qarkun Fier

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka kryer një sërë veprimesh procedurale në kuadër të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë në territorin e saj.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit V. A., 50 vjeç, banues në Patos dhe S. D., 55 vjeç, banues në Tepelenë, pasi u kapën duke drejtuar automjete në gjendje të dehur.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. H., 32 vjeç, banues në Fier. Ai u konstatua jashtë banesës, pavarësisht se ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në fushën e krimeve kibernetike, nisi procedimi penal për shtetasin D. Xh., 28 vjeç, banues në fshatin Çermë, i dyshuar për publikimin në rrjete sociale të fotove intime të një shtetaseje 26-vjeçare, pa pëlqimin e saj.

Reklama në FieriWeb

Gjithashtu, në Lushnjë, nisi procedim penal ndaj shtetasit D. K., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 64-vjeçar, për motive të dobëta.

Në Divjakë, është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi P. H., 43 vjeç, i dyshuar për ndërtim të paligjshëm.

Të gjitha materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme ligjore.

Related Articles

Back to top button