AKTUALITETSTAR CHANNEL

Pojan, Fier – Festa e Grurit feston edicionin e 7-të, një urë mes brezash dhe traditash

Pojan, 20 Qershor 2025 – Në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, u zhvillua pasditen e djeshme edicioni i 7-të i “Festës së Grurit”, një ngjarje tradicionale myzeqare që ka fituar përmasa kombëtare.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Drejtoresha e Artit dhe Kulturës pranë Bashkisë Fier, Adriana Mile, u shpreh se kjo festë nuk është thjesht një kremtim i stinës apo i të korrave, por një simbol i trashëgimisë mijëvjeçare dhe një urë mes të kaluarës dhe të tashmes, që bashkon brezat në ruajtjen e vlerave kulturore dhe bujqësore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Mes pjesëmarrësve ishin banorë të zonës, vizitorë vendas e të huaj, fermerë dhe përfaqësues të sektorëve të ndryshëm të bujqësisë dhe gastronomisë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nënkryetari i Shoqatës së Furrave të Bukës dhe Pastiçerive, Petro Kulas, ngriti shqetësimin për rendimentin dhe cilësinë e dobët të grurit këtë vit, duke theksuar nevojën për mbështetje ndaj fermerëve nga ana e shtetit.

Reklama në FieriWeb

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, theksoi se kjo festë ka kaluar tashmë kufijtë lokalë, duke u kthyer në një aktivitet me vlerë kombëtare që promovon traditën, prodhimin vendas dhe identitetin myzeqar.

Festa u shoqërua me një ekspozitë gatimesh tradicionale, panair me produkte nga gruri i ri, paradë të mjeteve të mekanikës bujqësore dhe performanca muzikore, duke krijuar një atmosferë të veçantë festive.

Related Articles

Back to top button