KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në “Qafën e Koshovicës”, dy të lënduar pas përplasjes së një automjeti me shtyllë tensioni të lartë

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Levan, në vendin e njohur si “Qafa e Koshovicës”. Një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Mësohet se të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas burimeve nga vendngjarja, shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar nga një fugon, i cili i ka prerë rrugën drejtuesit të “Ford”-it, duke bërë që ky i fundit të humbiste kontrollin e automjetit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të dokumentuar rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësitë për këtë aksident.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button