KRONIKËSTAR CHANNEL

Zjarri përfshin zonën me shkurre pranë kryqëzimit të Levanit, zjarrfikësit në terren

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 pranë kryqëzimit të Levanit, duke përfshirë një zonë me shkurre anës rrugës. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Fatmirësisht nuk ka banesa pranë dhe situata është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e mbetjeve të barit nga fermerët në tokat bujqësore përreth, por situata ka dalë jashtë kontrollit duke kërkuar ndërhyrjen e shpejtë të autoriteteve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Zjarrfikësit kanë izoluar vatrën dhe po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve. Autoritetet vijojnë hetimet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit, ndërsa apelohet për kujdes maksimal në përdorimin e zjarrit për pastrimin e tokave.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button