KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Jepen dënimet për vrasjen e 20-vjeçarit Grei Bihuci, një i mitur lirohet, autori Florian Muka, dënohet me 12 vite burg

Fier, 23 qershor 2025 – Ka përfunduar seanca gjyqësore për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 11 mars 2024, ku u vra në qendër të Fierit i riu Grei Bihuci, vetëm 20 vjeç. Sot, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpalli vendimin për dy të pandehurit.

Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ku u paraqitën të gjitha palët. Trupi gjykues përbëhej nga kryetari Genci Busho dhe anëtarët Vladimir Cjapi dhe Elira Hroni, ndërsa prokuror i çështjes ishte Petrit Vukaj. Mbrojtja përfaqësohej nga avokati Ervis Goxhaj.

Reklama në FieriWeb - “”

Çfarë kërkoi Prokuroria:

  • 25 vite burg për Florian Muka, autor i dyshuar i vrasjes.
  • 12 vite burg për të miturin K.M., kushëriri i Florianit.

Qëndrimi i mbrojtjes:

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"
  • Florian Muka e pranoi krimin, por deklaroi se kishte vepruar në kushte vetëmbrojtjeje.
  • I mituri K.M. (16 vjeç) pranoi se ka qenë prezent gjatë ngjarjes, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim aktiv.

Të dy të akuzuarit kërkuan falje dhe shprehën pendesë për veprimet e tyre.

Vendimi i gjykatës:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”
  • Florian Muka u dënua me 12 vite burg, pasi gjykata pranoi rrëfimin dhe pendesën e tij, duke e kualifikuar veprën penale si vrasje në rrethana të veçanta (neni 76).
  • K.M. u dënua vetëm për moskallëzim krimi, me 1 vit burg, të cilin e ka vuajtur gjatë paraburgimit, dhe për këtë arsye u la i lirë.

Ngjarja e marsit 2024 tronditi opinionin publik në Fier, pasi ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit në mes të ditës.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button