AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fier – Marsela Topi emërohet koordinatore dhe sekretare e Unionit të Gazetarëve të Qarkut Fier

Fier, 24 Qershor 2025 – Në një mbledhje me dakordësi të plotë të anëtarëve të pranishëm dhe me mbështetjen e shumicës së antarësisë që nuk ishin fizikisht të pranishëm për shkak të angazhimeve në terren, Unioni i Gazetarëve të Qarkut Fier zgjodhi gazetaren Marsela Topi si koordinatore të Degës dhe njëkohësisht sekretare të Unionit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Marsela Topi ka një përvojë 15-vjeçare në median lokale dhe qëndrore. Ajo ka përfunduar studimet për gazetari në Rumani dhe është një emër i njohur në fushën e medias në Fier. Prej shumë vitesh, është pjesë aktive e Unionit të Gazetarëve të Qarkut Fier dhe aktualisht punon si reportere për Report TV.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Përveç angazhimit në median kombëtare, ajo është autore dhe drejtuese e dhjetëra emisioneve në televizione lokale, me fokus në tematika sociale, politike dhe ekonomike. Kolegët e vlerësuan për profesionalizmin, angazhimin dhe aftësitë organizative që ka demonstruar në vite, duke ndikuar pozitivisht në bashkëpunimin dhe unitetin mes gazetarëve të qarkut.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në fjalën e saj pas zgjedhjes, Topi premtoi angazhim të shtuar për fuqizimin dhe përfaqësimin dinjitoz të Unionit, duke u zotuar për më shumë aktivitete, transparencë dhe bashkëpunim me gjithë trupën mediatike lokale dhe kombëtare.

Reklama në FieriWeb

Kandidatura e saj u miratua njëzëri nga të gjithë kolegët pjesëmarrës në mbledhje.

Related Articles

Back to top button