KRONIKËSTAR CHANNEL

Vendoset lëndë plasëse në një biznes në Vlorë – Policia: ende të paqarta motivet

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një biznes në rrugën Transballkanike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, një sasi lënde e dyshuar plasëse është vendosur pranë dritares së një servisi për motomjete, në pronësi të shtetasit V. B., në lagjen “Bashkimi”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:00. Në momentin e shpërthimit, subjekti ka qenë i mbyllur dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar disa dëme të vogla materiale në pjesën e jashtme të godinës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht po punon për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Deri tani, shkaqet mbeten të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button