ART & KULTURBOTASTAR CHANNEL

Shuhet Alvaro Vitali, komediani i njohur italian që i dha jetë figurës së paharrueshme të Pierinos

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare aktori dhe komediani italian Alvaro Vitali, një nga figurat më të dashura të kinemasë komike italiane, i njohur gjerësisht për rolin ikonik të Pierinos. Lajmi i trishtë vjen nga Roma, ku ai ishte shtruar në spital prej rreth dy javësh, për shkak të bronkopneumonisë së përsëritur, siç ka deklaruar ish-bashkëshortja e tij Stefania Corona.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

I lindur më 3 shkurt 1950, Vitali ishte zbuluar nga vetë Federico Fellini, i cili i dha një rol të vogël në filmin “Satyricon” në vitin 1969. Më pas ai do të luante në disa nga filmat më të njohur të Fellinit si “I Clowns” (1971), “Roma” (1972) dhe “Amarcord” (1973).

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Për publikun shqiptar dhe italian, Alvaro Vitali u bë i pavdekshëm me rolet e tij në filmat “commedia sexy all’italiana”, ku spikati figura e Pierinos, një personazh karikatural i nxënësit çapkën dhe i paturpshëm që bëri për vete breza të tërë shikuesish me humorin e tij të pacensuruar.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjatë karrierës së tij, Vitali interpretoi në mbi 150 filma, duke u bërë një ikonë e vërtetë e kinemasë popullore italiane të viteve ’70 dhe ’80. Me kalimin e kohës, dhe rënien e këtij zhanri filmik, ai u largua përkohësisht nga skena, por u rikthye në vëmendje falë paraqitjeve në emisionin satirik “Striscia la Notizia”, ku parodizonte figura të njohura, si drejtuesin e Ferrarit Jean Todt.

Reklama në FieriWeb

Në vitin 2006 mori pjesë në reality show-n “La Fattoria”, por iu desh ta linte për shkak të problemeve me astmën.

Në ditët e fundit të jetës, emri i tij u përmend sërish në media për një takim të bujshëm me ish-gruan e tij, këngëtaren dhe kompozitoren Stefania Corona.

Humbja e tij lë një boshllëk të madh në botën e humorit dhe kinemasë italiane. Pierino, me shakate dhe sjelljen e tij unike, do të mbetet përjetësisht në kujtesën e publikut.

Related Articles

Back to top button