KRONIKËSTAR CHANNEL

VLORË – Arrestohet shefi i matësave të OSSH për korrupsion, në pranga edhe një 42-vjeçar që theu masën e sigurisë

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin policor të koduar “MATËSI”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M. S., 35 vjeç, me detyrë shef ekipi për lexuesit e matësave të energjisë elektrike pranë OSSH Vlorë. Ai u kap duke marrë 100 euro ryshfet nga një subjekt privat, me qëllim favorizimin për pagesën e energjisë elektrike, përmes ndërhyrjes në aparatin matës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjithashtu, në pranga ra edhe shtetasi L. H., 42 vjeç, i cili shoqëronte punonjësin e OSSH-së gjatë aktit korruptiv, duke thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” që i ishte caktuar më herët për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjatë operacionit u sekuestruan 100 euro, 2 aparate celularë dhe 1 automjet që shërbente për realizimin e veprimtarisë së paligjshme.

Reklama në FieriWeb

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të ngjashme dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button