KRONIKËSTAR CHANNEL

I riu nuk i ndalon postbllokut, policia i vihet nga pas dhe hap zjarr në drejtim të makinës

Policia në Lezhë qëlloi me armë ndaj një automjeti që nuk iu bind urdhrit për ndalim dhe tentoi të përplaste efektivët, ndërsa shoferi, Justin Dushku, rezultoi pa leje drejtimi. Ngjarja po hetohet nga Prokuroria dhe AMP për të verifikuar ligjshmërinë e përdorimit të armës nga ana e policisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia në Lezhë qëlloi me armë ndaj një automjeti, shoferi i të cilit nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar në aksin rrugor Lezhë-Milot pranë fshatit Gajush. Efektivët i bënë shenjë për të ndaluar pasi po kryente manovra të rrezikshme për përdoruesit e tjerë të rrugës. Gjatë përpjekjes për t’u larguar, ai kreu veprime që përbënin rrezik për jetën e punonjësve të policisë ku tentoi t’i përplasë me automjet.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Efektivët e patrullës së policisë qëlluan me armë në drejtim të automjetit që tentoi edhe t’i përplasë ata, me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të rëndë. Një nga efektivët ka përdorur armën e shërbimit duke qëlluar në gomën e automjetit që drejtohej.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nga të shtënat nuk pati të lënduar. Shoferi i automjetit Justin Dushku 26-vjeç u ndalua dhe u shoqërua në komisariat, ku u zbulua se në fakt, drejtonte automjetin pa patentë. Pas ndalimit, Dushku dhe pasagjeri që ndodhej me të, 20 vjeçari E.S, gjithashtu banues në Lezhë, u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Lezhë. Gjatë kontrollit në automjet, policia i gjeti Dushkut një armë të ftohtë.

Reklama në FieriWeb

Nëse ishte e ligjshme apo jo që policia të qëllonte me armë ndaj mjetit në lëvizje, ka nisur një hetim nga Prokuroria e Lezhës dhe AMP.

Njoftimi i Policisë

Drejtonte automjetin me leje drejtimi të hequr, si dhe tentoi të largohej me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale, drejtuesi i automjetit u neutralizua pa pasoja.

Rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur “Gajush”, shërbimet e Njësisë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe sigurinë e Autostradave, të caktuar me shërbim në Lezhë, i bënë shenjë për ndalim një automjeti që po kryente manovra të rrezikshme për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi J. D., 26 vjeç, banues në Lezhë, pas verifikimeve, rezultoi se drejtonte automjetin me leje drejtimi të hequr për një shkelje të mëparshme. Në momentin e verifikimit të shkeljes dhe komunikimit të punonjësit të policisë për ta shoqëruar këtë të fundit për veprime të tjera në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, drejtuesi i mjetit ka refuzuar t’i bindet urdhërave të ligjshëm të punonjësit të policisë dhe me veprimet e tij për t’u larguar, ka paraqitur rrezik qartësisht të dukshëm për jetën e punonjësit të policisë, i cili, në kushtet e rrezikut të drejtpërdrejtë, real dhe të çastit dhe me qëllim parandalimin e një pasojë më të rëndë, përdori armën e shërbimit duke qëlluar në gomën e automjetit që drejtohej nga shtetasi J. D., duke bërë të mundur ndalimin e tij, ku gjatë kontrollit iu gjet edhe një armë e ftohtë pa leje nga organet kompetente.

Ngjarja është menaxhuar pa pasoja për jetën apo shëndetin e qytetarëve dhe punonjësve të policisë.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi J. D., dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. S., 20 vjeç, të dy banues në Lezhë, janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ku ndaj drejtuesit të mjetit po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 291, 236 dhe 279 të Kodit Penal.

Një grup i posaçëm hetimor nga strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i drejtuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, po kryen të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe kushtet e përdorimit të armës së zjarrit nga efektivi i Policisë, për neutralizimin e drejtuesit të automjetit.

Related Articles

Back to top button