AKTUALITETSTAR CHANNEL

Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz! Një nga më të mëdhatë në botë!

Në Portin e Durrësit ka mbërritur mëngjesin e sotëm super-jahti “Opera”, një nga jahtet më të mëdha dhe luksoze në botë, në pronësi të Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore.

“Opera”, i ndërtuar në vitin 2022 nga kompania prestigjioze gjermane Lürssen, ka një gjatësi prej rreth 146 metrash dhe vlerësohet në rreth 450 milionë dollarë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kjo ndalesë në Shqipëri lidhet me furnizimin me karburant, një nga arsyet kryesore pse jahtet turistike e zgjedhin portin e Durrësit si ndalesë të preferuar në rajon.
Sipas burimeve portuale, “Opera” do të furnizohet me 320 mijë litra naftë, me një çmim prej 1 euro për litër, ndërsa 20 lekë për litër shkojnë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit.

Jahtet turistike vazhdojnë ta shohin Shqipërinë si një stacion strategjik në Mesdhe për furnizimin me karburant, falë lehtësirave fiskale dhe shërbimeve portuale në rritje

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button