KRONIKËSTAR CHANNEL

Sarandë/ Finalizohet operacioni policor “Silent Crossing”: Trafik i paligjshëm mjetesh lundruese nga Greqia në Shqipëri

Policia e Sarandës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Silent Crossing”, duke zbuluar dhe dokumentuar një rast të trafikut të paligjshëm të mjeteve lundruese nga Greqia drejt Shqipërisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Hetimi u nis pas një kallëzimi të bërë nga një shtetas grek, i cili denoncoi se më datë 28 qershor 2025, gjatë natës, në ishullin e Korfuzit i ishin vjedhur një gomone dhe një skaf, me dyshimin se ishin trafikuar drejt territorit shqiptar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si rezultat i operacionit:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
  • U arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 23 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë;
  • U shpallën në kërkim tre shtetas të tjerë: D. J., 48 vjeç dhe A. J., 24 vjeç (të dy banues në Sarandë), si dhe A. K., 48 vjeç, banues në Tepelenë.

Sipas hetimeve paraprake, këta persona dyshohet se kanë vjedhur mjetet lundruese në Korfuz dhe më pas i kanë trafikuar në qytetin e Sarandës.

Reklama në FieriWeb

Gjatë kontrolleve në kuadër të operacionit, një nga mjetet e vjedhura u gjet i fshehur në një parcelë në fshatin Vrion, Finiq, dhe u sekuestrua së bashku me një kamion, që dyshohet se është përdorur për transportin e mjeteve nga bregdeti drejt vendit

Related Articles

Back to top button