KRONIKËSTAR CHANNEL

Ngjarje tronditëse në Fier – Arrestohet 36-vjeçari, dyshohet për përdh*nimin e vajzës së tij prej vitesh. Flet e ëma Juela Metaj.

Fier – Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Fier, ku një 36-vjeçar, Zamir Metaj, është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur për vite me radhë. Vajza, tashmë në moshë adoleshente, ka denoncuar të atin pas largimit nga banesa familjare, duke i dhënë fund heshtjes së gjatë për shkak të frikës dhe presionit psikologjik.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja e rëndë ka ndodhur fillimisht në Gjermani, kur vajza ishte vetëm 5 vjeçe, e më pas ka vijuar edhe pas rikthimit të familjes në Shqipëri, në fshatin Sheqishtë, njësi administrative Zharrëz, në bashkinë Patos. Vajza është aktualisht nën kujdesin e një qendre rehabilitimi në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në një rrëfim të dhimbshëm për mediat, nëna e vajzës, Juela Meta, ka treguar detaje tronditëse:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Kemi 13 vjet të martuar me atë njeri. Vajza ishte bërë shumë agresive, zihej shpesh me vëllezërit dhe me mua. Nuk më tregonte asgjë, derisa iku nga shtëpia. Kur shkova në polici, mora vesh gjithçka. Vajza tregoi se abuzimi kishte nisur që në moshën 5-vjeçare. Është fëmija im i madh, dhe ka kaluar në depresion për shkak të kësaj. E kanë çuar në rehabilitim në Tiranë. Shpresoj që ai të marrë dënimin që meriton.”

Reklama në FieriWeb

Më tej, ajo tregon se vajza ishte larguar nga banesa një ditë më parë dhe ishte strehuar tek një komshie, të cilës i kishte treguar të vërtetën. Policia, pasi e identifikoi vendndodhjen e saj, mori dëshminë që çoi në arrestimin e menjëhershëm të 36-vjeçarit.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti të rëndë abuzimi me të mitur.

Autoritetet po punojnë për sigurimin e provave dhe mbrojtjen psikologjike dhe ligjore të viktimës.

Related Articles

Back to top button