KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier / Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, reagon menjëherë pas rastit tronditës të abuzimit në familjen Meta në Sheqishte

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Fier, ku një 36-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për abuzim seksual ndaj vajzës së tij të mitur. Viktima jetonte së bashku me nënën dhe gjashtë fëmijët e tjerë në kushte të vështira ekonomike, në një banesë në ruajtje në lagjen Sheqishte.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nëna e fëmijëve, Juela Meta, e cila rezulton banore e Fierit në gjendjen civile, ka denoncuar rastin, duke i hapur rrugë ndjekjes penale të autorit dhe mbrojtjes institucionale për veten dhe fëmijët.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, ka reaguar menjëherë pas publikimit të këtij rasti të rëndë dhe ka urdhëruar marrjen e masave urgjente për mbështetjen e familjes. Sipas njoftimit zyrtar:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
  • Është dhënë ndihmë e menjëhershme financiare në vlerën e 2 milionë lekëve të vjetra (200 mijë lekë të reja);
  • Bashkia Fier do të akordojë një bonus qeraje për familjen, ku zonja Meta do të ketë të drejtën të zgjedhë vetë një banesë të re, ndërsa pagesa do të mbulohet nga fondet e bashkisë;
  • Po ashtu, është ofruar mundësia e punësimit për zonjën Meta në një nga ndërmarrjet në varësi të bashkisë, për të siguruar një mbështetje të qëndrueshme dhe integrim social.

“Kjo është një situatë e dhimbshme që na prek të gjithëve. Bashkia Fier është dhe do të jetë pranë çdo familjeje që ka nevojë për ndihmë dhe mbrojtje. Rasti i familjes Meta kërkon një reagim të shpejtë, njerëzor dhe institucional. Fëmijët dhe nëna e tyre duhet të ndihen të sigurt dhe të mbështetur,” – u shpreh kryebashkiaku Armando Subashi në reagimin e tij publik.

Reklama në FieriWeb

Ndërkohë, strukturat e Policisë dhe Prokurorisë së Fierit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të çështjes, ndërsa vajza e mitur po trajtohet me kujdes të veçantë nga shërbimet sociale dhe mjekësore.

Related Articles

Back to top button