KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier/ Abuzoi sek*ualisht me vajzën e tij 12-vjeçare, Gjykata jep “arrest me burg” për Zamir Metën – Asnjë avokat nuk pranoi ta mbrojë

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 36-vjeçarin Zamir Meta, i cili akuzohet për abuzim të rëndë ndaj vajzës së tij 12-vjeçare.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Prokuror i çështjes ishte Genci Mane, ndërsa trup gjykues gjyqtari Nertil Dushku. Për shkak të natyrës së rëndë të ngjarjes, asnjë avokat nuk pranoi të merrte përsipër mbrojtjen e Metës, të paktën në këtë fazë të hetimeve. Për këtë arsye, atij iu caktua një avokat kryesisht nga shteti.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, abuzimi është kryer në mënyrë të përsëritur, duke rënduar pozitën e të dyshuarit. Në fazën paraprake të hetimeve, Meta ka pranuar ngjarjen, ndërsa në seancën e sotme nuk foli, por reagoi me tundje koke në shenjë pohimi kur u përball me akuzat.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndaj tij rëndon akuza për “marrëdhënie me të mitur”, një vepër që dënohet rëndë nga Kodi Penal. Hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tronditëse vijojnë.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button