BOTAKRONIKËSTAR CHANNEL

Autobusi rrokulliset në Gjermani, disa të lënduar rëndë

Një autobus i kompanisë Flixbus u përmbys në autostradën A19 në Gjermaninë veriore, duke shkaktuar plagosjen e 20 pasagjerëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje kritike dhe mbeti i bllokuar për rreth dy orë. Në momentin e aksidentit, autobusi po udhëtonte nga Kopenhaga drejt Vjenës me gjithsej 55 persona në bord.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit Robel në drejtim të Berlinit. Autobusi doli fillimisht nga rruga në të djathtë dhe më pas u përmbys. Shkaqet e aksidentit janë ende të panjohura.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në vendngjarje ndërhynë shërbimet e urgjencës, zjarrfikësit dhe një helikopter shpëtimi. Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button