Roskovec – Arrestohen dy vëllezër për kultivim kanabisi, u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Këneta e zezë”

Policia e Roskovecit ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Koordinata”, i cili synon parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme në të gjithë vendin.
Dy shtetas, vëllezër, janë arrestuar në flagrancë teksa ndodheshin në parcelën ku kishin kultivuar bimë narkotike. Të arrestuarit janë:
- I. A., 35 vjeç
- E. A., 28 vjeç
të dy banues në Roskovec.
Ata u kapën në vendin e quajtur “Toka e zezë”, ku kishin kultivuar 65 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa. Bimët narkotike janë asgjësuar nëpërmjet djegies.
Policia njoftoi se arrestimi i tyre është rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe i informacionit të siguruar në rrugë operative.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.




