KRONIKËSTAR CHANNEL

Dhërmi / Himarë – Ndotje mjedisore në plazhin e Gjilekës, arrestohet inxhinieri i ndërtimit

Një inxhinier ndërtimi është arrestuar në flagrancë pasi shkaktoi ndotje mjedisore në zonën turistike të Gjilekës, Dhërmi, duke depozituar mbetje inerte ndërtimi pranë vijës bregdetare, gjatë punimeve për një objekt hotelerie.

Strukturat e Policisë së Himarës, në bashkëpunim me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit (AZHT) dhe Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ndërhynë në objektin në ndërtim në zonën Drimadhë, ku konstatuan një sërë shkeljesh mjedisore dhe administrative.

Reklama në FieriWeb - “”

Shkeljet e evidentuara:

  • Depozitimi i mbetjeve ndërtimore në ambiente të hapura dhe pranë bregdetit, duke ndotur mjedisin;
  • Përdorimi i ndërtesave ende të pambaruar për qëndrim nga banorë, pa çertifikim për banim.

Si pasojë, u arrestua shtetasi A. Dh., 26 vjeç, inxhinier zbatues i projektit ndërtimor, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Po ashtu, IKMT vendosi bllokimin e objektit dhe vilave përreth tij, derisa të merren masat për korrigjimin e shkeljeve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

🔹 Policia e Vlorës thekson se mbetet e angazhuar për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e mjedisit, veçanërisht në sezonin turistik, ku rritet ndjeshëm ndjeshmëria ndaj shfrytëzimeve të paligjshme të territorit.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button