AKTUALITETSTAR CHANNEL

“Nuk dua të kthehem më në shtëpi, dua një familje tjetër”/ Rrëqeth dëshmia e banorit që gjeti 12-vjeçaren e abuzuar nga i ati në Fier

Një rrëfim tronditës vjen nga Bahri Mblloshmi, banori i fshatit Sheqisht në Fier, i cili ishte personi i parë që gjeti 12-vjeçaren e abuzuar nga babai i saj. Në një intervistë për gazetaren Matilda Braho nga Euronews Albania, ai rrëfen momentin rrëqethës kur e mitura hyri në oborrin e shtëpisë së tij në orët e para të mëngjesit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Ishte ora 6:00 kur në ballkon shoh një fëmijë. E pyeta se kush ishte dhe më tha ‘jam vajzë, u hodha nga dritarja’. Më tha që nuk donte të shkonte më në shtëpi, kërkonte një familje tjetër. Kur i thashë cilat janë vajzat e mia, m’u përgjigj: ‘Sa baba i mirë je…’ Thoshte vazhdimisht ‘nuk dua të kthehem më atje’”, tregon Bahriu me zërin që i dridhet.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ai shton se vajza ishte e trembur dhe e tronditur, dhe për këtë arsye thirri nuset e djemve të tij që ta qetësonin. Më pas njoftoi menjëherë kryetarin e fshatit, duke alarmuar për gjendjen e rëndë psikologjike të të miturës.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Policia erdhi me vonesë. Vajzën po e kërkonin, sepse i ati e kishte denoncuar zhdukjen e saj”, shton ai, duke nxjerrë në pah një ironi të dhimbshme: i njëjti njeri që e kishte abuzuar, ishte edhe ai që e denonconte si të humbur.

Reklama në FieriWeb

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje nevojën urgjente për ndërhyrje efektive të institucioneve në mbrojtje të fëmijëve të abuzuar, që shpesh heshtin nga frika dhe trauma.

Related Articles

Back to top button