KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë – Policia identifikon dhe ndalon autorin që shfaqej në video duke dëmtuar tabelat rrugore

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka reaguar pas publikimit në rrjete sociale të një videoje ku një shtetas shfaqet duke dëmtuar sinjalistikën rrugore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas kryerjes së veprimeve hetimore, ndaluan shtetasin B. H., 43 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se më 07.07.2025, në aksin rrugor “Bestrovë-Bunavi”, ka hequr dhe dëmtuar 3 tabela sinjalistike rrugore.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve”.

Policia e Vlorës i bën thirrje qytetarëve dhe medias që të vazhdojnë të denoncojnë çdo veprim të kundërligjshëm në numrin 112 apo përmes aplikacionit Komisariati Dixhital, duke garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm në zbatim të ligjit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button