AKTUALITETSTAR CHANNEL

16 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 4 ende aktive – Situatë alarmante në disa qarqe të vendit

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 mbeten ende aktive, duke rrezikuar sipërfaqe të gjera pyjore dhe mjedisore. Zjarrët janë evidentuar në bashkitë: Vlorë, Finiq, Vau i Dejës, Poliçan, Dimal, Skrapar, Bulqizë, Dibër, Kavajë, Tiranë, Korçë, Librazhd, Fier, Kurbin dhe Kukës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Vatrat aktive janë:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

🔹 Orikum (Vlorë) – Zjarr në zonën “Sotiran”, mes fshatrave Tragjas dhe Dukat, në shkurre dhe ferra në lartësi të malit. Aktualisht janë angazhuar 7 zjarrfikës, 4 punonjës pyjorë, 7 forca bashkiake, 40 ushtarakë dhe helikopteri Cougar.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

🔹 Poliçan – Në fshatin Zgërbonjë, njësia Vërtop, zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Rreziku për banesat është shmangur. Në terren ndodhen 7 efektivë, 2 mjete zjarrfikëse dhe 5 forca pyjore.

Reklama në FieriWeb

🔹 Bulqizë – Në “Livadhi i Peladhisë”, njësia Zerqan, zjarri në pyll me pisha dhe dëllinja ka djegur rreth 17 ha. Janë identifikuar 3 vatra aktive, me intensitet të ulët. Të angazhuar janë 11 zjarrfikës, 7 punonjës pyjorë dhe 3 vullnetarë.

🔹 Dibër – Në Parkun Kombëtar të Lurës, zona “Liqeni i Luleve” është përfshirë nga flakët. Zjarri ka marrë përmasa për shkak të erës së fortë, por nuk ka rrezik për banesat. Në operacion janë përfshirë 5 forca AdZM, 6 zjarrfikës, 5 forca bashkiake, 15 vullnetarë dhe helikopteri Cougar.

Raste të tjera të raportuara:

🔸 Në fshatin Ndroq, Tiranë, është djegur një banesë dykatëshe.

🔸 Në Mbrostar, Fier, u dogj një hangar me bazë ushqimore për blektorinë, ku humbën jetën rreth 75 dele dhe u lëndua lehtë pronari.

Dëmet e deritanishme:

Janë djegur rreth 24 hektarë bimësi. Në përballimin e situatës janë angazhuar 268 forca, 31 automjete zjarrfikëse, si dhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura, të cilat kontribuojnë me 60 efektivë dhe 2 mjete zjarrfikëse.

Parashikimi i motit & rreziku nga zjarret:

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, priten reshje të dobëta në disa qarqe si Shkodër dhe Lezhë, ndërsa rreziku nga zjarret mbetet i lartë në shumicën e vendit:

  • Shkodër – Rrezik i ulët
  • Kukës – Rrezik i moderuar
  • Qarqet e tjera – Rrezik i lartë

Apel për qytetarët:

Autoritetet kërkojnë bashkëpunim dhe ndërgjegjësim:

👉 Shmangni çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr në natyrë

👉 Njoftoni menjëherë autoritetet në rast vatre zjarri

👉 Bashkëpunoni me strukturat e emergjencës për mbrojtjen e jetës dhe mjedisit

Related Articles

Back to top button