AKTUALITETSTAR CHANNEL

Sanduiçet e famshme të “LALIT” lindën në Fier – Si e ndërtoi Mateo ëndrrën shqiptare

Fier, 10 Korrik 2025 – Pas shumë vitesh emigrimi në Greqi, Mateo Hatija është rikthyer në qytetin e tij të lindjes, Fier, duke ndërtuar një histori suksesi që frymëzon të rinjtë shqiptarë.

Mateo emigroi në moshën 9-vjeçare së bashku me familjen e tij, ku u arsimua dhe punoi për vite me radhë si guzhinier në disa prej restoranteve më të njohura në shtetin fqinj. Eksperienca dhe pasioni për kuzhinën e shtynë që, pas kthimit në atdhe, të hapte biznesin e tij të parë në Fier me emrin “Capricciosa LALI”, një piceri dhe fast-food që shumë shpejt fitoi zemrat e qytetarëve dhe udhëtarëve që ndaleshin në zonën e Sheqit të Madh për të shijuar sanduiçët e famshëm të Lalit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas suksesit në Fier, Mateo zgjeroi aktivitetin e tij edhe në Tiranë, ndërsa më vonë krijoi një linjë moderne për prodhimin e sallameve dhe proshutave me markën “Lali Food”, duke u kthyer në një emër të njohur në industrinë ushqimore.

Sot, Mateo Hatija është pronar i tre bizneseve, me një staf prej 25 punonjësish, të cilët i konsideron si pjesë të familjes. Ai është shembulli konkret se dashuria për atdheun, përkushtimi dhe puna me pasion mund të sjellin sukses edhe në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“U bëj thirrje të gjithë të rinjve të mos e braktisin vendin. Shqipëria ka potencial. Me punë dhe vullnet, mund të arrini gjithçka këtu,” – thotë Mateo me bindje.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button