AKTUALITETSTAR CHANNEL

Riaktivizohet zjarri në Drenovë, rrezik nga përhapja për shkak të erës së fortë

Pas shuarjes së dy vatrave të mëdha zjarri në zonën e Drenovës, pasditen e sotme është aktivizuar një vatër e re, e nxitur nga era e fortë që ka përfshirë zonën. Burime nga vendngjarja raportojnë se flakët në këtë vatër të re janë tepër të vështira për t’u vendosur nën kontroll, ndërsa pritet rikthimi i helikopterit për ndërhyrje nga ajri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nëse ndërhyrja ajrore nuk realizohet në kohë, do të kërkohet mbështetje nga forcat e ushtrisë, pasi mjetet zjarrfikëse nuk mund të operojnë për shkak të terrenit të thepisur dhe të pakalueshëm.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, është vënë nën kontroll vatra që kishte përfshirë kodrat e Belishovës, ku zjarri ishte përhapur me shpejtësi si pasojë e erës, duke ardhur nga Drenova. Autoritetet mbeten në gatishmëri për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button