Fier: Procedohen penalisht 3 shtetas për zjarrvënie në Drenovë, Suk 2 dhe Frakull të Madhe
Policia e Fierit ka identifikuar dhe proceduar penalisht 3 persona të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në fshatrat 📍Drenovë, 📍Suk 2 dhe 📍Frakull e Madhe.
Si rezultat i hetimeve të kryera menjëherë pas njoftimeve për vatra zjarri në këto zona, materialet procedurale janë referuar në Prokurori për shtetasit:
- E. V., 70 vjeç, banues në fshatin Drenovë
- Xh. R., 59 vjeç, banues në fshatin Suk 2
- R. Ç., 48 vjeçe, banuese në fshatin Frakull e Madhe
Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë ndezur zjarre në tokat e tyre për djegien e mbeturinave, të cilat më pas janë përhapur duke shkaktuar djegie të sipërfaqeve pyjore, vreshtave dhe pemëve frutore.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon qytetarët që të mos ndezin zjarre, as për pastrim tokash e as për asnjë qëllim tjetër, pasi përballen me ndëshkime sipas ligjit. Çdo rast zjarrvënieje ose paligjshmërie mund të denoncohet në numrin 112, me garanci për anonimat dhe reagim të menjëhershëm.




