KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në aksin Skërficë-Sarandë, makina e turistes përmbyset në rrugë

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 18:30 të ditës së martë në aksin Skërficë–Sarandë, pranë fshatit “Fushë Vërri”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Shtetasja spanjolle Beatriz Aguilar, 48 vjeçe, duke drejtuar një automjet tip Dacia me targa AB662UB, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke shkaktuar aksidentin.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Fillimisht ajo ka goditur një automjet tjetër tip Volksëagen Golf, me targa AA390UN, i drejtuar nga shtetasi Flavio Sula, 20 vjeç. Më pas, automjeti i spanjolles është përplasur me bordurën e betonit dhe është përmbysur.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës. Drejtuesja e mjetit Dacia, Beatriz Aguilar, u transportua në spitalin e Sarandës për kontroll mjekësor, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Reklama në FieriWeb

Të dy drejtuesit e mjeteve iu nënshtruan testit të alkoolit dhe rezultuan negativë. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, i cili përfundoi vetëm me dëme materiale.

Related Articles

Back to top button