KRONIKËSTAR CHANNEL
Pushuesi 48-vjeçar humb jetën në plazhin e Darëzezës

Një ngjarje e rëndë është shënuar më 15 korrik 2025 në plazhin e Darëzezës, ku ka humbur jetën një pushues. Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, viktima është shtetasi B. Ç., 48 vjeç, banues në Ballsh.
Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.




