AKTUALITETSTAR CHANNEL

Pas Fierit dhe Lushnjes, nis ristrukturimi edhe në Roskovec – dorëheqjet kërkohen nga kryebashkiakja

Pas zhvillimeve të fundit në Fier dhe Lushnje, ku janë kërkuar dorëheqje në grup dhe po kryhet vlerësimi i performancës për zyrtarët vendorë, një proces i ngjashëm ka nisur edhe në Roskovec.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Burime nga Partia Socialiste në qarkun Fier bëjnë me dije se drejtues të drejtorive dhe 5 administratorë vendorë kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre pranë kryetares së bashkisë, Majlinda Bufi. Ndryshe nga bashkitë e mëdha, ku dorëheqjet janë kërkuar nga krerët e qeverisë, në Roskovec ka qenë vetë kryebashkiakja Bufi që ka kërkuar largimin e bashkëpunëtorëve të saj më të afërt.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ky ristrukturim i brendshëm vjen në kuadër të një reforme të iniciuar nga kryeministri Edi Rama për të rritur standardet e administratës vendore. Reforma pritet të shtrihet në ditët në vijim edhe në bashkitë e tjera të vogla të qarkut Fier, si Mallakastra, Patosi dhe Divjaka.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button